Si mund të të ndihmojë WhatsApp të qëndrosh në lidhje gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19)
Arsimtarët
Pavarësisht nëse jep mësim në një shkollë ose universitet, merr në konsideratë angazhimin me studentët e tu në WhatsApp nëse ka ndërprerje të shkollës.*
Përdore WhatsApp me përgjegjësi gjatë lidhjes me klientët e tu. Komuniko vetëm me përdoruesit që i njeh dhe ata që dëshirojnë të marrin mesazhe nga ti, kërkoju klientëve të ruajnë numrin tënd të telefonit në librin e adresave dhe shmang dërgimin e mesazheve të automatizuara ose promocionale drejt grupeve. Mosrespektimi i këtyre praktikave të mira të thjeshta mund të shkaktojë ankesa nga përdoruesit e tjerë dhe ndoshta një bllokim të llogarisë.
Nëse je i ri në WhatsApp, kliko këtu për një udhëzues hap pas hapi se si të fillosh.
Qëndro në lidhje me studentët e tu
Nëse nuk i ke ende numrat e telefonit të studentëve, krijo një lidhje universale që studentët të mund ta përdorin për të filluar një bisedë private në WhatsApp me ty. Ndaje lidhjen nëpërmjet emailit, faqes së Facebook ose çdo kanali tjetër jo publik.
Dërgo mësimet në WhatsApp
Ndaji mësimet në formën e mesazheve me tekst dhe mesazheve zanore. Lehtëso diskutimet midis studentëve, ashtu siç do të bëje po të ishe personalisht, duke krijuar një grup për secilën klasë.
Dërgo dhe merr detyrat
Përdor listat e transmetimit për t'i caktuar detyrë shumë studentëve njëherësh. Vetëm kontaktet që të kanë shtuar te libri i adresave në telefonin e tyre do ta marrin mesazhin e transmetuar nga ti. Përgjigjet do të të dërgohen vetëm ty, kështu që studentët mund të përgjigjen me detyrat e përfunduara.
Dërgo mesazhe nga kompjuteri yt
Përdor WhatsApp në ueb për të menaxhuar një numër të madh mesazhesh në WhatsApp, në mënyrë të shpejtë dhe efektive nga kompjuteri yt.
*WhatsApp është vetëm për përdorim në përputhje me ligjet e zbatueshme dhe Kushtet e shërbimit të WhatsApp, përfshi moshën minimale të kërkuar për të përdorur shërbimet tona. Mos i nxit studentët ose të tjerët të përdorin WhatsApp nëse janë nën moshën minimale të kërkuar, apo të kërkosh që studentët ta përdorin WhatsApp në mënyrë të detyrueshme.
Nëse ke ndonjë pyetje në lidhje me Qendrën e informacioneve të WhatsApp rreth koronavirusit, na kontakto.