1. Shkarko dhe hap aplikacionin WhatsApp Business: Aplikacioni WhatsApp Business shkarkohet falas në Dyqanin e Google Play dhe në Apple App Store. Trokit tek ikona e WhatsApp Business në ekranin bazë.
2. Rishiko Kushtet e shërbimit: Lexo Kushtet e shërbimit të WhatsApp Business, pastaj trokit "Pranoj" dhe "Vazhdo" për të pranuar kushtet.
3. Regjistrohu: Zgjidh shtetin tënd nga lista me lëshim poshtë për të shtuar prefiksin e shtetit, pastaj fut numrin e telefonit në formatin ndërkombëtar të numrave telefonikë. Trokit U krye ose Para, pastaj trokit Ok për të marrë kodin 6-shifror të regjistrimit nëpërmjet SMS ose telefonatës. Për të përfunduar regjistrimin, fut kodin tënd 6-shifror. Mëso se si të regjistrosh numrin tënd të telefonit në këtë artikull.
4. Lejo qasjen te kontaktet dhe fotografitë: Kontaktet mund të shtohen në aplikacionin WhatsApp Business nga libri i adresave të telefonit tënd. Mund të lejosh po ashtu qasjen te fotografitë, videot dhe skedarët e telefonit tënd.
5. Krijo një llogari: Plotëso emrin tënd të biznesit, zgjidh një kategori biznesi, dhe zgjidh një fotografi profili.
6. Krijo profilin tënd të biznesit: Trokit EKSPLORO > Profili i biznesit. Këtu mund të shtosh informacione të rëndësishme të biznesit si p.sh. adresën e biznesit, përshkrimin, orarin dhe më shumë.
7. Fillo një bisedë. Profili yt i biznesit është konfiguruar tani. Trokit ose , pastaj kërko ose zgjidh një kontakt për t'i dërguar mesazh. Fut një mesazh në fushën e tekstit. Pastaj, trokit ose .
Aplikacioni WhatsApp Business ka mjaft mjete për të të ndihmuar ta drejtosh biznesin tënd me efikasitet. Për t'i eksploruar këto mjete, shko tek ekrani i bisedave. Trokit te Më shumë opsionenë Android ose te Cilësimet në iPhone. Pastaj, trokit te Mjetet e biznesit.