1. Shkarko dhe hap aplikacionin: Shkarko falas WhatsApp Messenger nga Dyqani i Google Play ose Apple App Store. Për të hapur aplikacionin, trokit ikonën e WhatsApp në ekranin bazë.
2. Rishiko Kushtet e shërbimit: Lexo Kushtet e shërbimit dhe Politikën e privatësisë, pastaj trokit "Pranoj" dhe "Vazhdo" për të pranuar kushtet.
3. Regjistrohu: Zgjidh shtetin tënd nga lista me lëshim poshtë për të shtuar prefiksin e shtetit, pastaj fut numrin e telefonit në formatin ndërkombëtar të numrave telefonikë. Trokit U krye ose Para, pastaj trokit Ok për të marrë kodin 6-shifror të regjistrimit nëpërmjet SMS ose telefonatës. Për të përfunduar regjistrimin, fut kodin tënd 6-shifror. Mëso se si të regjistrosh numrin tënd të telefonit në Android, iPhone, ose KaiOS.
4. Konfiguro profilin tënd: Në profilin tënd të ri, fut emrin tënd dhe pastaj trokit Para. Mund të shtosh edhe një fotografi profili.
5. Lejo qasjen te kontaktet dhe fotografitë: Kontaktet mund të shtohen në WhatsApp nga libri i adresave të telefonit tënd. Mund të lejosh po ashtu qasjen te fotografitë, videot dhe skedarët e telefonit tënd.
6. Fillo një bisedë: Trokit ose , pastaj kërko për një kontakt për të filluar. Fut një mesazh në fushën e tekstit. Për të dërguar fotografi ose video, trokit ose pranë fushës së tekstit. Zgjidh Kamerën për të bërë një fotografi ose video të re, ose Galerinë apo Bibliotekën e fotografive dhe videove për të zgjedhur një fotografi ose video ekzistuese nga telefoni yt. Pastaj, trokit ose .
7. Krijo një grup: Mund të krijosh një grup me deri në 256 pjesëmarrës. Trokit ose , pastaj Grup i ri. Kërko ose zgjidh kontakte për t'i shtuar në grup, pastaj trokit Para. Fut një subjekt grupi dhe trokit ose Krijo.
Personalizo veçoritë e sigurisë dhe privatësisë
WhatsApp e bën të lehtë të kuptosh dhe personalizosh sigurinë dhe privatësinë tënde. Mëso më shumë në faqen tonë të privatësisë.
Kontrollo me fakte informacionin që merr
Shqyrto nëse mesazhet që merr janë të vërteta, pasi jo çdo gjë që dëgjon do të jetë e saktë. Nëse nuk e di se kush e ka dërguar mesazhin që ke marrë, të inkurajojmë që ta kontrollosh informacionin me organizata të besuara të kontrollit të fakteve. Mëso më shumë se si të parandalosh përhapjen e keqinformimit në këtë artikull.
Mesazhet e transferuara
Për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së keqinformimit, ne e kufizojmë mënyrën se si mund t'i transferosh mesazhet. Mund t'i identifikosh lehtësisht mesazhet e transferuara sepse ato kanë etiketën Të transferuara . Kur një mesazh transferohet shumë herë nga një përdorues te një përdorues tjetër, ai shënohet me një ikonë me shigjetë të dyfishtë . Mund të mësosh rreth kufijve të transferimit në këtë artikull.