Organizatat jofitimprurëse dhe qeverisja lokale
Gjatë kësaj periudhe izolimi dhe pasigurie të lartë, lidhu me komunitetin tënd në WhatsApp - i njëjti mjet që ata përdorin për të qëndruar pranë shokëve dhe familjes.
Përdore WhatsApp me përgjegjësi gjatë lidhjes me klientët e tu. Komuniko vetëm me përdoruesit që i njeh dhe ata që dëshirojnë të marrin mesazhe nga ti, kërkoju klientëve të ruajnë numrin tënd të telefonit në librin e adresave dhe shmang dërgimin e mesazheve të automatizuara ose promocionale drejt grupeve. Mosrespektimi i këtyre praktikave të mira të thjeshta mund të shkaktojë ankesa nga përdoruesit e tjerë dhe ndoshta një bllokim të llogarisë.
Për të menaxhuar sa më mirë pyetjet e shumta, për të shpalosur informacione të dobishme si orari i punës dhe për të ndarë detaje rreth shërbimeve të tua në një katalog, ne rekomandojmë të përdorësh aplikacionin WhatsApp Business, i cili mund të shkarkohet falas. Kliko këtu për një udhëzim hap pas hapi se si të përdorësh aplikacionin WhatsApp Business. Nëse të duhet ta zhvendosësh llogarinë tënde nga WhatsApp Messenger tek aplikacioni WhatsApp Business, kliko këtu.
Shkarko për telefonin tënd