Specialistët e kujdesit shëndetësor
Gjatë kësaj periudhe izolimi dhe pasigurie të lartë, mund të lidhesh me pacientët dhe kolegët e tu në WhatsApp - i njëjti mjet që ata përdorin për të qëndruar pranë shokëve dhe familjes.
Përdore WhatsApp me përgjegjësi gjatë lidhjes me klientët e tu. Komuniko vetëm me përdoruesit që i njeh dhe ata që dëshirojnë të marrin mesazhe nga ti, kërkoju klientëve të ruajnë numrin tënd të telefonit në librin e adresave dhe shmang dërgimin e mesazheve të automatizuara ose promocionale drejt grupeve. Mosrespektimi i këtyre praktikave të mira të thjeshta mund të shkaktojë ankesa nga përdoruesit e tjerë dhe ndoshta një bllokim të llogarisë.
Për të menaxhuar sa më mirë pyetjet e shumta, për të prezantuar informacione të dobishme si orari i punës dhe për të ruajtur përgjigjet më të shpeshta, ne rekomandojmë të përdorësh aplikacionin WhatsApp Business, i cili mund të shkarkohet falas. Kliko këtu për një udhëzim hap pas hapi se si të përdorësh aplikacionin WhatsApp Business. Nëse të duhet ta zhvendosësh llogarinë tënde nga WhatsApp Messenger tek aplikacioni WhatsApp Business, kliko këtu.
Shkarko për telefonin tënd
*Çdo përdorues i WhatsApp është përgjegjës për të siguruar që përdorimi i WhatsApp është në përputhje me ligjet në fuqi, duke përfshirë ligjet për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave të kujdesit shëndetësor. WhatsApp nuk organizon apo ofron shërbime të kujdesit shëndetësor dhe nuk mund të paraqesësh se WhatsApp ka lidhje me kujdesin shëndetësor të ofruar nga ti. WhatsApp nuk është një mjet zëvendësues për këshillimet individuale fizike shëndetësore për pacientët ose trajtimet e rasteve që kanë nevojë për kujdes mjekësor të shpejtë, dhe nuk duhet të përdoret si pajisje mjekësore e rregulluar.