Ndaj fotografi, video, shënime zanore dhe tekst me njerëzit e tu në Statusin e WhatsApp. Personalizoji duke shtuar ngjitëse, imazhe GIF e të tjera. Ato do të zhduken dhe nuk do të mund të shikohen më pas 24 orëve.
Me ngjitëset, avatarët, imazhet GIF dhe tekstin e mbivendosur, i ke të gjitha opsionet krijuese në majë të gishtave për t'u shprehur, për të qenë krijues dhe për të ndarë atë që je në të vërtetë.
Mbaji të gjithë njerëzit e tu të dashur të informuar dhe përmendi në statusin tënd kur ke diçka që dëshiron ta shikojnë. Ata mund ta pëlqejnë dhe t'i përgjigjen për të filluar një bashkëbisedim.
Statusi yt mund të ndahet vetëm nga ti. Kur e poston, e vendos ti se kush mund ta shikojë, kështu që mund t'i ndash prapaskenat e tua me mendje më të qetë.